Jemi mësuar që çantat e grimit t’i kemi gjithmonë me vete, në zyrë, në udhëtime majde dhe në shtëpi.

Por pa dashje së bashku me produktet tona të bukurisë, jemi duke mbajtur me vete dhe një sërë bakteresh të tmerrshme, që mund të shkaktojnë shumë sëmundje.

Kështu në një studim të bërë kohët e fundit, 1 e 5 e grave rrezikojnë infeksione urinare, helmim të gjakut dhe gastroenterit, vetëm në sajë të çantës ku mbahet grimi.

Sipas tij rreth 25 përqind e grave ka treguar se e mbajnë rimelin e tyre të syve, për më shumë se një vit, kur ekspertë sygjerojnë që ky i fundit duhet ndërruar çdo 3 muaj.

Gjithashtu 20 përqind e tyre, janë shprehur se i mbajnë detergjentët e tyre intimë për më shumë se 1 vit, që është dy herë më shumë sesa lejohet.

Ndërsa thuajse 10 përqind e femrave, kanë pranuar se shumë nga buzëkuqet e tyre janë mbi 2 vjeçarë, që është 2 vjet më shumë se data e skadencës së këtij produkti.

Pas testimit së 5 produkte që mbahen zakonisht në çantë, duke përfshirë i furçën e mollëzave, fondotintën dhe shkëlqyesit të buzëve, studiuesit zbuluan bakteret “Faecalis Enterocoçus”, që është një nga shkaktarët kryesorë të meningjitit.

Gjithashtu ndër bakteret e tjera potencialisht vdekjeprurëse që u gjenden ishte edhe  “Eubacterium”, e cila shkakton infeksioni vaginale dhe “Aeromonas” që është një nga shkaqet e kryesore të gastroenterit dhe infeksioneve të rënda.

Gjithashtu kërkuesit kanë arritur të gjejnë dhe prezencën e një tjetër virusi të rrezikshëm, “Staphlyoçocus epidermidis” që është rezistent ndaj antibiotikëve dhe është një ndër shkaktarët  kryesorë të puçrrave në fytyrë.

E nëse ende nuk jeni të bindur që duhet të pastroni dhe rifreskoni produktet në çantën tuaj, studiuesit kanë gjetur nëpërmjet testeve  dhe prezencën e “Enterobacter”, që është shkaktar i infeksioneve urinare dhe atyre respiratore./tvklan.al