Ajo është një nga supermodelet më njohura të dekadave të fundit, ka qenë gjithashtu Zonja e Parë e Francës, por karriera muzikore e Carla Brunit nuk mbetet pas.

49-vjeçarja ka publikuar albumin e saj të pestë, i titulluar “Prekje franceze”, që vjen pas 4 vjetësh në heshtje.

Prurja e fundit e Carla Brunit është një përmbledhje e disa prej këngëve më të njohura botërore, si “Enjoy the Silence” e Depeche Mode apo “Miss You” të Rolling Stones, por të sjella në një version më të ngrohtë.

Ish-Zonja e Parë e Francës ka shitur mbi 3 milionë kopje nga albumet e mëparshëm, më i njohuri prej të cilëve është ai i vitit 2002, “Quelqu’un m’a dit”./Tv Klan