Për “Carmen” e listuar në pesëshen e operave më të mëdhave për muzikën dhe ngjarjen që zhvillon në katër aktet e saj, ideja për ta sjellë atë në Tiranë lindi te Gëzim Myshketa një vit e gjysmë më parë.

Në përpjekje për një nivel artistik të lartë, i krahasueshëm, më skenat e teatrove të mëdha, ku baritoni këndon, forcës kryesore të operas dhe baletit tonë i bashkohen emra si aktorja Tinka Kurti, balerina Ambeta Toromani dhe koreografi i njohur nga Rumania, Gheorghe Lancu.

Për Gëzim Myshketën, që si solist është i njohur me veprën e Georges Bizet, në angazhimin e tij si regjisor, thotë së ideja qendrore është te leximi i qartë i karaktereve të veprës.

Ideja për kostumografinë dhe skenografinë buron nga Spanja.

Pritshmëritë e publikut për “Carmen” janë të mëdha por fjala kryesore, i takon kritikës dhe mendimit të tyre profesional, që shfaqja e cila do të vihet në Pallatin e Kongreseve, nga 30 Janari, mos të mbetet pa një përkufizim të saktë për suksesin apo jo të saj.

Tv Klan