Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë rrëzoi kërkesën e Serbisë kundër pranimit të Kosovës më 3 Maj nga UEFA. Pretendimet e Federatës Serbe të Futbollit, se ishin shkelur rregullat me anëtarësimin e Federatës të Futbollit të Kosovës u hodhën poshtë.

Paneli i kësaj gjykate sqaroi se Kosova u pranua nga pjesa më e madhe e anëtarëve të UEFA-s dhe se njihet nga shumica e vendeve që janë në Kombet e Bashkuara.

Kjo situatë i zhvlerëson pretendimet e palës serbe.

Një fitore e futbollit të Kosovës, që është edhe pjesë e FIFA dhe përfaqësohet në kualifikueset e Kupës së Botës 2018.

Kreu i Federatës të Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri me anë të një deklaratë tha se kjo ishte beteja e fundit me federatën serbe dhe një fitore që i jep forca të ecin përpara.  

Tv Klan