Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë vendosi 31 Tetorin si datën e seancës dëgjimore për Federatën Serbe të Futbollit, që apeloi vendimin e UEFA-s për të pranuar Kosovën si anëtare.

Serbia u shpreh kundër anëtarësimit të Federatës së Futbollit të Kosovës në kongresin e zhvilluar në muajin Maj, pas votimit ku mori 28 vota në favor dhe 24 kundër.

Në atë kohë, Presidenti i Federatës Serbe të Futbollit, Tomislav Karadzic e quajti një votë politike dhe pa lidhje me futbollin, duke shfaqur hapur kundërshtimin e tij.

UEFA vendosi më pas të përfshinte Kosovën në kualifikueset e Kupës së Botës 2018, duke krijuar akoma më shumë pakënaqësi te pala serbe. Përfaqësuesja kosovare e nisi me një barazim 1 – 1 në fushën e Finlandës aventurën e parë në një turne ndërkombëtar.

Tv Klan