Ajo është Teuta, mbretëresha Ilire. Mishërimi i pushtetit po përjeton çastet e fundit të jetës. Lufta e fundit që ajo duhet të zhvillojë është me veten, qëndrimin ndaj tradhtisë, dashurisë apo identitetit në hije të popullit të saj. Këtu nis edhe rrëfimi i Arjeta Dhimës, që buron nga monodrama e shkrimtarit kosovar, Rexhep Qosja, “Vdekja e një mbretëreshe”.

Dramën që po përjeton personaliteti i një mbretëreshe, gruaje dhe nëne, drejtori artistik Andi Begolli e vendos në një mjedis ku rolin kryesor e merr fjala dhe jo elementet e skenografisë.

Muzika, e konkretisht motive nga “Ninullë” e Shpat Dedës, për regjisoren, vijnë si një domosdoshmëri.

Nga e Marta “Vdekja e një mbretëreshe” rikthen publikun në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

Tv Klan