Catherine-MichaelPas një periudhe krize çifti i famshëm Hollywood-ian Catherine Zeta Jones dhe Michael Douglas ia kanë dalë që t`i shpëtojnë divorcit.

Ndonëse nuk ka patur asnjë konfirmim zyrtar nga ana e aktorëve, pak ditë më parë ata janë shfaqur sëbashku në Monte Carlo Awards.

Madje në momentin e mbërritjes në këtë event Zeta Jones dhe Douglas ishin të kapur përdore dhe gjatë gjithë mbrëmjes ata qëndruan pranë njëri tjetrit.

Problemet mes dy aktorëve me famë botërore nisën fillimisht me knacerin në prostatë të Douglas e më pas me shqetësimin bipolar të Zeta Jones. Pas një periudhe të gjatë stresi, çifti vendosi që ti jepte fund martesës së tyre.

Por siç duket bëhej fjalë thjeshtë për një pauzë. Sot Michael and Catherine janë sërish bashkë, më të dashuruar se kurrë.

E.Kalaja