Çelet sipari i aktiviteteve për 550-vjetorin e heroit kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Aktiviteti i organizuar nën kujdesin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta dhe atij kosovar Hashim Thaçi sjell në Tiranë një ekspozitë të veçantë lidhur me këtë figurë të rëndësishme të shqiptarëve.

Për kreun e qeverisë Edi Rama, Skënderbeu duhet të lihet jashtë debateve artificiale, pasi heroi ynë kombëtar ka qenë forcë emancipimi dhe europianizimi.

Në Nëntor do të mbahet edhe samiti i dytë i diasporës dhe për këtë Kryeministri Rama vlerësoi edhe pjesëmarrjen e 150 arbëreshëve në nisjen e aktiviteteve për 550 vjetorin e heroit kombëtar. Për tre ditë një hapësirë në Pallatin e Kongreseve do të jetë e hapur për publikun shqiptarë, me një ekspozitë mbi figurën e Skënderbeut.

Tv Klan