Të ardhurat e përfituara nga shitja me ankand publik, i çelësave të dashurisë që turistët kanë vendosur mbi urat në lumin Sena (La Seine) në kryeqytetin e Francës, Paris, do të përdoren për nevojat e refugjatëve.

Anadolu Agency (AA) raporton se nga shitja në ankand e drynave janë mbledhur 249 610 euro të ardhura.

Në ankandin, i cili ishte ndërprerë për disa kohë për shkak të protestuesve të krahut të djathtë ekstrem, janë shitur edhe pjesët që i përkasin Pont des Arts, që është ura ku janë vënë më së shumti kyçet.

Turistët në përgjithësi pasi mbërrijnë në këtë urë vendosin drynin dhe më pas çelësin e hedhin në lumin Sena, si “dokument” i pavdekshmërisë së dashurisë së tyre. 

Kyçet e varur në urë në vitin 2015 u hoqën për shkak se kishte rrezik të shembjes së saj.

Turistët më pas filluan të vendosin kyçet në urat e ngjashme të tjera mbi lumin Sena.

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”219″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]