Këngëtari i njohur italian me shtetësi shqiptare, Albano Carrisi është nderuar nga Bashkia e Tiranës me “Çelësin e Qytetit”. Ai u prit sot nga Kryebashkiaku, Erion Veliaj, i cili i dorëzoi atij çmimin në shenjë mirënjohje për kontributin që këngëtari ka dhënë jo vetëm në jetën artistike dhe kulturore në vendin tonë, por edhe në lidhjet e miqësisë mes Shqipërisë dhe Italisë.

Veliaj e falenderoi këngëtarin për vizitën e tij në Shqipëri dhe për faktin që ai ka zgjedhur pikërisht Tiranën për të mbajtur koncertin e radhës.

carrisi1

Albano Carrisi ndodhet në Tiranë me ftesë të shoqatës kulturore “Al Bano Carrisi” dhe do të mbajë nesër në orën 18:30, një koncert në sheshin “Nënë Tereza”.

Koncerti organizohet me rastin e shenjtërimit të Nënë Terezës, 20 – vjetorit të shoqatës, si edhe të 27 – vjetorit të organizimit të koncertit të parë që dha çifti i këngëtarëve Al Bano & Romina Pouer më 17 Shtator të vitit 1989, në Tiranë./tvklan.al