panairi

Ky edicion është një vit jubile për Panairin e Librit në Ulqin. Është edicioni i tij i 15.

Në stendat e ngritura në shëtitoren e plazhit të vogël do të prezantohen 3500 tituj nga shtëpitë botuese nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Mali i Zi.

Krijmtaria e Fatos Kongolit dhe Gjergj Gjokajt do të përbëjnë edhe aktivitetet kryesore të panairit në qytezën e Malit të Zi.

E kthyer në traditë, Festa e Librit në Ulqin, përshëndetet nga politikanë të lartë të Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi.

Panairi i Librit në Ulqin do të qëndrojë i hapur deri në 4 Gusht.

Tv Klan