TBP_AL

“Tirana Biznes Park”, një qytet i vogël brenda qytetit të madh me dhjetëra qendra biznesi, një investim me kapital 100% gjerman, ka çelur dyert për 3 godinat e para.

Një model që Kryeministri, Edi Rama dhe Kryebashkiaku i sapo zgjedhur i Tiranës, por ende i paçertifikuar nga Komisioni Qendror të Zgjedhjeve, e vlerësojnë si shumë të rëndësishme për mënyrën sesi duhet të zhvillohen investimet, por dhe vetë ndërtimet në kryeqytet.

Për Kryeministrin, ky investim gjerman është një gjenerator punësimi për 5 vitet e ardhshme.

Kreu i qeverisë është i sigurt që “Tirana Biznes Park” do të jetë një histori suksesi në Shqipëri dhe sigurinë nuk e mbështet vetëm në faktin se është një investim gjerman, por dhe në një fakt shumë personal, që lidhet me Administratorin e Përgjithshëm të kompanisë.

Tv Klan