korceNë vijim të vizitës në qytetin e Korçës Rama ishte i pranishëm në ceremoninë e çeljes së Zyrës së Shërbimit Unik në Komisariatin e Policisë së këtij qyteti. Kjo zyrë përmblidhen të gjitha shërbimet që Policia e Shtetit ofron për qytetarët.

Në ceremoni u vlerësua lehtësia që tashmë qytetarët kanë për të patur akses tek shërbimet e policisë.

Kreu i qeverisë pa nga afër edhe nisjen e punës për rehabilitimin e disa mjediseve të përbashkëta në blloqe të ndryshme banimi, në lagjet periferike të qytetit.

Projekti më i rëndësishëm ishte ndërtimi i mjediseve sportive pranë shkollës Bujqësore dhe shkollës Demokracia.

Në fund përfaqësuesit e pushtetit lokal treguan edhe projketin për rikostruksionin e bllokut të banimit numër 14 ku është realizuar ndërhyrja në rrjetin e kanalizimeve, janë asfaltuar rrugët e tij, ndërsa po punohet për sistemimin e hapësirave të gjelbra.

Tv Klan