Cënohet sërish siguria në aeroportin e Rinasit

Një 17-vjeçar çan gardhin rrethues dhe futet në pistë


Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit, i vetmi me tarifat më të larta në rajon e Europë, nuk ofron siguri as për veten e tij. Ditën e martë një 17-vjeçar me inicialet E.G  ka çarë gardhin rrethues për t’u futur në pistën e aeroportit. Mësohet se i riu nga Puka ka përdorur një palë pinca për të prerë telat rrethues.

Plani i adoleshentit ishte të hipte në një prej avionëve për t’u larguar jashtë Shqipërisë. Ai është ndaluar, por incidenti nuk ka kaluar pa pasoja. Dy prej punonjësve të sigurisë të kompanisë së sigurisë ICTS janë arrestuar nga policia e Rinasit të akuzuar për shpërdorim detyre.

Por ky nuk është rasti  i vetëm ku siguria në aeroportin e Rinasit ka treguar se çalon, madje duke rrezikuar edhe jetën e pasagjerëve. Ngjarja më e rëndë është ajo e një viti më parë kur nga një grabitje spektakolare brenda pistës se avionëve u morën paratë e një banke të nivelit të dytë. Disa persona hyn me makinë dhe të armatosur në pistë, duke hapur një nga dyert e rrethimit të jashtëm duke ngritur një furtune kritikash mbi përgjegjësit e sigurisë së aeroportit.

Gjashtë muaj më pas disa persona të paidentifikuar çanë rrethimin e jashtëm të aeroportit  duke i vene edhe njëherë ne dyshim masat e sigurisë. Edhe pse koncesionari që menaxhon Rinasin dhe kompania ICST qe menaxhon sigurinë shpesh herë kanë deklaruar se kishin shtuar masat, siguria në Aeroportin e Rinasit ka treguar shpesh herë që çalon.

 Tv Klan

Kategori
AktualitetLajmet KryesoreTe funditTë gjithaVideo
1 Koment
  • Aaa sander mafishja
    13 Shtator 2017 at 12:06
    Përgjigju

    Pse nuk thoni qe u hy nga komanda e forcave ajrore? Nga reparti ushtarak. Qe duhet te jete super i sigurt? Dhe qe eshte arrestuar oficeri roje i ushtrise?

  • Përgjigju

    *

    *







    Emisione