Europa League njohu çerekfinalistët e këtij sezoni.

Manchester United nuk e pati të lehtë të fitonte 1 – 0 me Rostov, që nuk plotësonte stolin për shkak të dëmtimeve dhe pezullimeve. Golin e vetëm në këtë sfidë e shënoi Mata në pjesën e dytë. Ndeshja e parë kishte përfunduar në barazim 1 – 1.

Roma nuk arriti të bënte përmbysjen dhe më tej shkoi Lyon. Skuadra italiane e fitoi 2 – 1 takimin e kthimit, por kjo nuk mjaftoi, pasi francezët e kishin mundur 4 – 2 në takimin e parë.

Në derbin gjerman ia doli Schalke që barazoi 2 – 2 me Monchengladbach. Në Gelshenkirshen javën e kaluar takimi ishte mbyllur me rezultatin 1 – 1.

Schalke u kualifikua me golat në fushë kundërshtare.

Në shortin e së premtes do të jenë edhe Besiktas që mundi 4 – 1 Olympiakos, Genk, Celta Vigo, Ajax dhe Anderlecht.

Tv Klan