Brenda vitit 2018-të të gjitha godinat shtetërore dhe banesat duhet të bëjnë çertefikimin energjitik të tyre. Por çfarë është çertefikata energjetike? Gjergj Simaku, autori i ligjit për energjinë e rinovueshme dhe drejtor i kësaj fushe në Ministrinë e Energjisë thotë se të gjithë qytetarët duhet të dinë se sa kilovat orë për metër katror shpenzon shtëpia e tyre.

Për të dhënë një shembull, çertefikimi i energjisë do të bëhet fillimisht me ndërtesat publike, ndërsa për ato të rezidentëve rregulli për të nxjerrë një çertefikatë të tillë do të vihet i domosdoshëm në rastin e shitjes apo dhënies me qira të shtëpisë.

Për të nxitur kursimin e energjisë elektrike, ministria do të akordojë edhe një fond që qytetarët të aplikojë për të përfituar një pjesë të parave për termoizolimin e shtëpisë, apo për të blerë një pajisje që shpenzon pak energji.

Çertefikimi i godinave do të bëhet nga audituesit e energjisë që do të liçensohen nga ministria, çmimi për këtë shërbim nuk është përcaktuar, por zyrtarët e ministrisë thonë se ai do të vendoset nga tregu./Tv Klan