Kryeprokurori Adriatik Llalla ka zhvilluar gjatë mbrëmjes një takim me prokurorët e Krimeve të Rënda dhe të Marrëdhënieve me Jashtë.

Burime për ABC News thonë se në fokus të këtij takimi ka qenë raporti i policisë italiane për përgjimet e grupit të trafikut të drogës, ku përmendet edhe emri i ish – Ministrin Saimir Tahirin.

Ky takim vjen pas atij që kryeprokurori Llalla pati me drejtuesin e Shërbimit Informativ, Visho Ajazi Lika.

Burime sqarojnë se në fokus kanë qenë hetime për disa grupe kriminale që Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur në bazë të informacioneve të SHISH. Numri një akuzës, në mesditë do të priste në një takim edhe ish-ministrin Tahiri, i kërkuar nga ky i fundit, por ky takim nuk u zhvilluar për shkak të angazhimeve të Llallës. 

/tvklan.al