Tre studiuesit, Tofik Jegeni, Molnar Kolaneci, Saimir Shatku kanë promovuar sot librin e parë me dokumenta nga arkiva e Londërs mbi çështjen e Radikas, ku qartësohen marrëveshja për ujërat mes Shqipërisë, ish – Federatës Jugosllave dhe vlefshmëria e tyre në ditët e sotme.

Në 2014 – ën, opinioni publik në Shqipëri u njoh më mirë me problemin në fjalë, ndonëse në Maqedoni kishte kohë që protestohej, nga grupe të ndryshme ambientaliste, sidomos për rrezikun e parkut kombëtar të Mavrovës, ku shtriheshin dy projektet, Lukovo Pole dhe Boskov Most dhe kanosjen e biodiversitetit.

Projekti për devijimin e lumit Radika dhe Vjosa, shkaktoi një reagim të fortë jo vetëm tek grupet ambientaliste por edhe vetë tek banorët e Dibrës dhe mbarë trevës shqiptare.

Nën arsyetimin se devijimi do të sillte dëme të mëdha në ekosistem, do të dëmtonte ekonominë dhe do të dobësonte burimet energjetike të Shqipërisë, libri me titull “Dibra e Madhe dhe Radika”, sjell disa fakte të rëndësishme, siç janë:

  • Marrëveshja për Ujërat mes Shqipërisë dhe ish – Jugosllavisë dhe vlefshmërisë e kësaj marrëveshje në ditët e sotme.
  • Aspekti ekologjik, projekti hidroenergjetik.
  • Përvoja me veprat hidroenergjetike të ndërtuara në të shkuarën në Maqedoni.
  • Legjislacionin Kombëtar dhe ndërkombëtar për mbrojtjen e ujit, etj.

Bashkëautori i kësaj vepre, studiuesi Tofik Jegeni shprehet: “

Pjesa që trajton problemin ekologjik është një përmbledhje analizash që u janë bërë projekteve nga organizata të njohura mjedisore europiane si dhe të dokumenteve e arsyetimeve ku mbështetet Koorporata Energjetike e Maqedonisë, Barnka Botërore dhe BERZH.

Ndërsa Profesor Doktor, Saimir Shatku u shpreh se: “

Komiteti i Konventës së Bernës, vendosi të rekomandojë qeverinë maqedonase dhe organizatave të tjerë të mos vazhdonin me avancimin e projekteve, për shkak të dëmit të madh që këto do t’i shkaktonin parkut kombëtar të Mavrovës”.

Çfar vendosi Komiteti i Bernës në Dhjetor të 2015 – ës për “Radikën”?

Duke iu referuar Komiteti Drejtues të Konventës së Bernës, në 2015 – ën ky Komitet vendosi t’i rekomandojë qeverisë së Maqedonisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) e organizatave të tjera financiare të mos vazhdojnë me projektet e Lukovo Pole dhe Boskov Most, duke cituar një nga arsyet kryesore dëmin që mund t’i shkaktojnë gjitarit të famshëm të parkut kombëtar të Mavrovës; rrëqebullit të Ballkanit.

Pa kurrfarë teprimi, ky komitet, që përfaqëson një nga konventat më kryesore për mbrojten e natyrës, ka shpëtuar nga shfarosja macen legjendare të Ballkanit.

Për më tepër, më 9 Dhjetor 2015, BERZH vendosi ta pranojë plotësisht rekomandimin e Komitetit Drejtues të Konventës së Bernës për të mos financuar projektet hidrologjike në parkun  e Mavrovës për rreziqen ekologjike që paraqesin.

Si pasojë e ankesës bërë nga organizata jo – qeveritare ekologjike Eco Svest, komiteti i Konventës së Bernës vendosi të shqyrtojë projektet në parkun e Mavrovës dhe të kryente një verifikim në terren, në Qershor të 2015.

Konkluzionet e misionit të Konventës së Bernës mbështetën të gjitha shqetësimet ngritur nga organizatat ambientaliste të Maqedonisë, ato ndërkombëtare si dhe njëkohësisht pranuan si të vlefshme shqetësimet e komuniteteve të ndikuara nga këto projekte. Ajo jo vetëm që u përqendrua te rreziku që i kanose rrëqebullit të Ballkanit, por në mënyrë të veçantë vunë në dukje mungesën e Direktivës Themelore për Ujin të Bashkimit Europian (DTU BE), në dokumentacionin e projekteve.

Në raportin e Komitetit të Bernës në lidhje me këtë shkruhet: “Qëllimi kryesor i kësaj direktive (DTU BE) është parandalimi i përkeqësimit të cilesisë së ujërave dhe mbrotja e eko – sistemeve akuatike dhe të atyre eko – sistemeve që kanë lidhje me eko – sistemet akuatike… Duke patur parasysh masën e madhe të ndryshimeve të karakteristikave biologjike të pasurive ujore që do të cënohen nga ky projekt (Boskov Most) dhe nga fakti që uji do të transferohet që të përgatiten raportet vlerësuese ambientaliste duke dhënë vëmendjen e duhur kësaj direktive të rëndësishe të legjislacionit evropian”.

Më poshtë në lidhje me reagimin e banorëve vendas ndaj këtyre projekteve hidroenergjetike, raporti i Komitetit të Konvetës së Bernës vazhdon: “Ka një ndryshim themelor në perceptimin e këtyre projekteve ndërtimi hidroenergjetike në mes komunave të ndryshme. Ndërsa ato që janë të shtrira në park dhe që janë përfshirë në proces dhe do të konpensohen, e pranojnë projektin (Boskov Most) dhe vlerësojnë anët e dobishme, të tjerët poshtë rrjedhës së lumit dhe jashtë parkut ankohen për marrjen e ujit dhe mungesën e pjesëmarrjes në planifikimin e projektit. Komuna e Dibrës ka vuajtur edhe më parë nga projekte të tilla dhe kryetari i Bashkisë shpreh pakënaqësinë për pakësimin e sasisë së ujit që i duhet fermerëve për vaditjen në territorin e tij.”

Në rekomandimet e komitetit për qeverinë maqedonase në mes të tjerave shkruhet: “Përpara se të ndërmerret ndonjë projekt ndërtimi hidroenergjetik

(qeveria – shënim i autorëve)

Duhet të kryejë një studim vlerësimi të integruar strategjik të pasojave ekologjike dhe shoqërore, duke shqyrtuar të gjitha aktivitetet e planifikuara dhe duke përfshirë komunitetet e ndikuara vendase jashtë parkut, si dhe ato ndërkombëtare, kryesisht ato në regjimet ujore të lumenjëve Drin dhe Vardar; të plotësojë këtë studimme dispozitat e Direktivës Themelore të Ujit të bashkimit Europian.”

Rekomandimet e komitetit të Konventës së Bernës janë konfirmimi më i plotë i kauzës së drejtë të organizatave ambientaliste të Maqedonisë dhe të Shqipërisë, di ato ndërkombëtare, i banorëve dhe drejtuesëve të komunave të prekura nga projektet si ajo e Dibrës dhe në mënyrë jo të drejtpërdrejtë edhe të autorëve të këtij libri, të cilët gjatë gjithë kohës kanë argumentuar kundër këtyre projekteve.

/tvklan.al