Partia Demokratike ka publikuar të enjten videodëshminë dhe identitetin e Dëshmitarit X, i cili quhet Albert Veliu.

Veliu pretendon se në vitin 2000 ka punuar në Itali me grupin e Agron Xhafajt dhe është personi që regjistroi audiopërgjimin kundër vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Ai tha se nuk e kishte kryer trafikimin e drogës drejt Italisë siç flitej në videoregjistrimin me Agron Xhafajn.

Kur rashë në burg nuk më solli një paketë cigare. E takova për t’i kërkuar ndihmë për të çuar hashash në Itali. Agroni më çoi te Ermali. Agroni komandon Vlorën. Atë pune ka bërë, e bën edhe tani. Ka miqtë e tij që hedhin mall në Itali

”, tha Albert Veliu duke shtuar se sipas bisedës, ai do të trafikonte për në Itali 100 kg drogë.

Veliu tha se pas publikimit të hënën të videopërgjimit me Agron Xhafajn, policia ka bërë presion ndaj familjes së tij. “

Shefi i Krimeve i ka shkuar djalit tim në punë 30 minuta pas publikimit të hënën. Emri i dëshmitarit i është treguar policisë nga Agron Xhafaj. I kanë shkuar djalit të puna duke i kanë thënë do të ruajmë babanë. Kam marrë kërcënime

.”

Në konferencën e jashtëzakonshme për media, Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha paralajmëroi Ramën dhe Xhafajn që të qëndrojnë larg dëshmitarit Albert Veliu, në të kundërt do të marrin përgjigjën më të ashpër nga opozita dhe populli.

E paralajmëroj sot Edi Ramën dhe Fatmir Xhafajn se për çdo hap që do të ndërmarrë për të rrëmbyer, terrorizuar dhe vënë nën presion Albert Veliun dhe familjarët e tij, do të marrin përgjigjen më të ashpër nga PD, opozita dhe populli. I paralajmëroj të dy para të gjithë shqiptarëve, larg duart nga presioni dhe terrori shtetëror, ndaj dëshmitarit dhe familjes së tij.

Më herët të enjten, duke paralajmëruar të tjera prova rreth kësaj çështjeje, Basha tha nga Kuvendi se gjithçka është publikuar deri më tani në lidhje me “skandalin Xhafaj” është vetëm maja e ajsbergut.

Faktet për të nuk do të vonojnë, por sot është dita të dëgjoni përsëri, me zë dhe me figurë, faktet e pakundërshtueshme se jo vetëm që audiopërgjimi është autentik, e nuk mund ta ekspertojë këtë vila e Surrelit, por edhe pse dëshmitë, faktet për rolin e Agron Xhafajt si koka e krimit të organizuar janë të plota dhe të thella

Ajo që keni parë dje dhe pardje është vetëm maja e ajsbergut, edhe ajo që do të shikoni sot është akoma mbi ujë. Nuk doja kurrë ta thoja edhe unë këtë, por fjalët në gjuhën shqipe kaq janë: Edi Rama, Fatmir Xhafaj nuk keni parë asgjë akoma.”

/tvklan.al