Nurgyl Yesilcay është një prej aktoreve më të bukura dhe më të kërkuara në Turqi.

Por, pavarësisht se është shumë e mirëpaguar, ajo nuk e kalon kot kohën që i takon të presë për të realizuar pjesën e saj në sheshet e xhirimit. 

Teksa shumë aktorë janë ankuar për kohën e gjatë që kalojnë në sheshet e xhirimeve, Yesilcay nga këtu i ka dhënë jetë një biznesi të ri.

Koha mendoj se është gjëja më e rëndësishme në këtë botë. Edhe unë kur pres në sheshet e xhirimit mes pjesëve nuk kam qëndroj kot. Ulem dhe bëj punë dore. Kam qëndisur shumë. Pasi këto punime u shtuan shumë i ktheva na çanta. Fillimisht i përdora vetë. Më pas, duke qenë se u pëlqyen shumë nga mikeshat, nuk i arrija dot porositë. Kështu lindi vetvetiu marka e çantave me emrin “Nurgyl Yesilcay”.

Tanimë mund t’i gjeni edhe në shitje… Jam shumë e emocionuar!!!”

, shkroi sot në një postim në Facebook, aktorja e njohur për rolin e Gylserenit në serialin e transmetuar në Televizionin Klan, “Fate të Kryqëzuara”.

Aktorja 41-vjeçare tashmë merr pjesë në xhirimet e një tjetër seriali, “Kosem”, që në muajt në vazhdim do të nisë transmetimin në Televizionin Klan./tvklan.al

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”214″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]