Qentë, majmunët e madje edhe bletët, që të gjithë përdorin medikamente, për shembull: ekstraktet e bimëve për t’u mbrojtur nga parazitët. Studiuesit shpresojnë, se dija mjekësore e kafshëve mund të jetë e vlefshme për njerëzit.

-Çfarë bëjnë majmunët kur vuajnë prej diarresë apo malaries për shkak të parazitëve? Ato shfrytëzojnë vetitë kuruese të bimëve. Studiuesit kanë zbuluar, se shimpanzetë përshkojnë rrugë të gjata për të gjetur bimën “Aspilia”. Gjethet e ashpra të Aspilias stimulojnë lëvizjet e zorrëve dhe u ndihmojnë shimpanzeve që t’i ekstradojnë më shpejt parazitët dhe shirtin e zorrëve. Në këtë mënyrë ato e minimizojnë prekjen prej parazitëve. Edhe njerëzit në Tanzani e shfrytëzojnë efektin kurues të kësaj bime.

Edhe kumbulla e zezë, ose Vitex Doniana përdoret prej majmunëve. Ajo ndihmon në rastin e pickimit nga gjarpërinjtë. Gjithashtu ajo ka efekt qetësues pas sëmundjeve virale si ethet e verdhëzës apo për zbutjen e dhimbjeve nga menstruacionet, e kjo jo vetëm tek majmunët, por edhe tek njerëzit.

-Qengjat vëzhgojnë mënyrën e të ngrënit të nënave të tyre dhe identifikojnë veçoritë e dobishme të ushqimeve. Kur preken nga parazitët ushqehen me bimë që kanë përqendrim të lartë tanine, konstatojnë studiuesit e Universitetit të shtetit Utah. Kur ata e kanë luftuar infeksionin, hanë sërish bimë si zakonisht.

-Bletët prodhojnë dyllin e bletës, që ka rëndësi ekzistenciale për koloninë. Ato prodhojnë të ashtuquajturin propolis me të cilin izolojnë hyrjet e foleve të tyre. Në këtë mënyrë ato mbrohen prej sëmundjeve. Edhe njeriu e përdor këtë rrëshirë natyrore, sepse ajo ka efekt antibakterial, zbut dhimbjen dhe mbron nga infeksionet.

-Në Meksikë trumcakët me vetëdije të plotë grumbullojnë në foletë e tyre bishta cigaresh. Nikotina ka efekt veprues kundër acarieve (një lloj merimange). Studiuesit megjithatë mendojnë, se bishtat e cigareve njëkohësisht e dëmtojnë shëndetin e zogjve.

-Shumë njerëz që mbajnë mace e qen e njohin reagimin e shtëpiakëve të tyre kur ata hanë bar. Arsyeja përse ata hanë bar ka të bëjë me çrregullimet në stomak. Barishtet bëjnë efekt duke provokuar vjelljen për pastrimin e stomakut.

-Majmunët kapucinë nuk kanë në dispozicion rrjeta për t’u mbrojtur prej mushkonjave. Ndaj ato kanë gjetur një tjetër mjet mbrojtës për të shpëtuar prej këtij insekti pickues. Këta majmunë lyhen me një lëndë speciale që mbron prej insekteve./

tvklan.al