Çfarë do të bëhet me Cirkun Kombëtar?

Dy vite pasi Ministria e Kulturës u angazhua që Cirku Kombëtar të mos ndryshojë vendndodhje, përmbaruesit janë rishfaqur në dyert e këtij institucioni për të ekzekutuar vendimin e formës së prerë të Gjykatës së Apelit, kthimin e 409 metrave katrorë truall pronarit.

Kjo sipërfaqe është pjesë e çadrës së cirkut që do të thotë pezullim i aktivitetit artistik të këtij institucioni kombëtar. Artistët iu përgjigjën më protestë.

Drejtori Dumi garanton se Cirku Kombëtar do të vazhdojë shfaqjet, deri sa të ketë një përgjigje zyrtare nga Ministria e Kulturës.

Debati për këtë truall nisi në 1995. Pasi iu kthye pronarit, ai ia shiti një tjetri. Artistët jetojnë me frikën se nga ditë në ditë Cirku Kombëtar me një histori 58 vjeçare, rrezikon ekzistencën e tij.

Tv Klan


Kategori
KulturëLajmet KryesoreTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*