Sipas ekspertëve të Agjencisë Hapësinore Europiane (ESA) në më pak se 25 vjet, rreth 100 persona mund të jetojnë në Hënë.

Jo vetëm që do të jetë e mundur të përdoren ndërtesa të printura në 3D, por do të jetë e mundur edhe përdorimi i akullit të shkrirë për ujë dhe korrja e prodhimit në tokën hënore.

Madje ekziston mundësia që të lindin fëmijë në Hënë.

“Sa më herët banorët në hënë të kolonizojnë vendin atje dhe gjërat të rriten në mënyrë organike atëherë gradualisht do të lindin fëmijë dhe familje të reja,”

shpjegoi ambasadori i “ESA” për skemën e “Fshatit Hënor,” Bernard Foing.

“Mund të fillojë me 6 ose 10 vullnetarë që mund të jenë shkencëtarë, teknikë dhe inxhinierë që do të nisen në 2030-n, por që numri mund të shkojë deri në 100 persona deri në 2040

,” shtoi Foing.

Vendosja e njerëzve në Hënë dhe kolonizimi i saj është duke u konsideruar seriozisht nga shkencëtarët pasi do të zëvendësonte Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar (ISS), që do të çmontohet në vitin 2024.

Megjithatë, dërgimi i njerëzve në Hënë është më i rrezikshëm dhe më i shtrenjtë se dërgimi i tyre në orbitë./tvklan.al