Presidenti amerikan Barack Obama ka shprehur mendimin e tij se çfarë do të ndodhte nëse Shteti Islamik do të kishte në dorë bombën bërthamore.

Duke folur në samitin e sigurisë bërthamore në Washington, Obama tha se nëse militantët ekstremistë do të shtinin në dorë armë të tilla të rrezikshme, kjo do të ndryshonte në mënyrë të pashmangshme botën.

“Nuk ka asnjë dyshim se, nëse këta njerëz të çmendur do të shtinin në dorë një bombë bërthamore, apo çdolloj materiali tjetër bërthamor, padyshim që do ta përdornin për të vrarë sa më shumë njerëz të pafajshëm që do të mundeshin”,

u shpreh Presidenti amerikan.

Duke folur për masat që duhen marrë për ta parandaluar një gjë të tillë, Obama u tha se është i ndërgjegjshëm që ka shumë punë për të bërë, por ai pohoi se një gjë e tillë ka nisur prej disa kohësh.

E gjithë bota mbetet në alarm pas sulmeve terroriste të vitit të shkuar në Paris dhe masakrës së dy javëve më parë në Bruksel.

Udhëheqësit ndërkombëtar thanë se përpjekjet e forcave të sigurisë kanë bërë që deri më tani terroristët të dështojnë në përpjekjen e tyre për të shtënë në dorë një armë apo bombë bërthamore. /tvklan.al