Momentet e para të mëngjesit janë shumë të rëndësishme në mënyrë që të keni rezultate të mira në punë. Kështu që është shumë e nevojshme që të keni një rutinë e cila do t’iu ndihmojë të nisni rrugën tuaj drejt suksesit.

Ekspertët shpjegojnë se është shumë e rëndësishme që të nisë mëngjesi mirë. Nëse keni një nisje të mirë do të keni një kontroll më të mirë mbi situata të ndryshme.

“Mënyra si fillon mëngjesi, zakonisht vendos se si do të silleni për pjesën tjetër të ditës. Mund të ndodhë që t’iu prishë fokusin. Nëse vendosni disa zakone të mira mëngjesi, nuk do të bini pre e shqetësimeve apo e hutimeve gjatë ditës ose javës”, shprehet eksperti Lynn Tylor.

Ka disa zakone që duhet të bëjmë për të arritur këtë. Ju njohim me to:

Jini të përpiktë! Kjo mund të jetë e kuptueshme për shumicën, por ajo që harroni është se të shkosh me vonesë në punë mund të çojë në përshtypje të këqija, gjë që mund t’iu hedhë gjithë ditën poshtë.

Merrni frymë thellë! Merrni frymë thellë dhe përqendrohuni tek qëllimi juaj i ditës. Shkëputuni nga pjesa tjetër e botës, dhe filloni të krijoni gjëra në dobi tuajën. 

Hani një mëngjes të mirë! Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës dhe do të ndihmojë gjatë gjithë kohës që të jeni fizikisht në rregull, por edhe të keni fuqinë mendore që të kaloni me sukses ditën tuaj të punës.

Mos u bëj i bezdisshëm! Duhet të tregoni kujdes me humorin që po kaloni dhe se çfarë efektesh ka tek të tjerët. Në qoftë se nuk të pëlqen të zgjohesh herët, duhet të mësohesh me këtë fakt dhe të shkosh në punë me një qëndrim pozitiv.

Organizo ditën! Orët e para të punës janë koha më e mirë për të vendosur prioritetet dhe për t’u fokusuar të ajo që doni të arrini.

Merr pjesë! Duhet të jesh në formë që në mëngjes kur je në zyrë edhe po nuk të pëlqeu ky fakt. Sidomos nëse je në një pozicion drejtuesi është shumë e rëndësishme që të jesh i pranishëm fizikisht dhe mendërisht, që të komunikosh me kolegët.

/tvklan.al