Çifti i famshëm i showbizit turk, Kadir Dogulu dhe Neslihan Atagul janë fotografuar në dalje të një spitali në Stamboll.

“Hurriyet” raporton se Kadir Dogulu, i cili luan rolin e Mehmet Giray Khan në serialin që aktualisht transmetohet në Tv Klan, “Sulltanesha Kosem”, është parë me një maskë në fytyrë në dalje të spitalit. Ai ishte dërguar menjëherë në spital nga bashkëshortja e tij pasi kishte ndjerë shqetësime në shtëpi.

Sipas medias turke, çifti i famshëm u habit së tepërmi nga prania e medias dhe u largua me shpejtësi. Deri më tani nuk dihet ende se nga se vuan aktori 36-vjeçar.

Kadir Dogulu u martua me aktoren 25-vjeçare Neslihan Atagul në vitin 2016, dy vite pasi ishin njohur dhe dashuruar në serialin “Mes Dy Dashurish”, ku ata luanin rolet kryesore të Nerimanit dhe Maxhitit.

/tvklan.al