Gylsereni ka nisur pushimet e saj verore në zonën turistike të Bodrumit, në Turqi. Pas një sezoni në lodhshëm në sheshxhirime, Nurgul Yeşilçay, po çlodhet në brigjet e Egjeut.

Por pushimet e saj kanë nisur në mënyrë të pakëndshme. Ajo është pickuar nga një insekt dhe ka ënjtje të dukshme poshtë syrit të majtë.

“HaberTurk” publikoi disa foto të aktores së njohur në Shqipëri si Gylsereni e “Fate të Kryqëzuara” në plazhin e hotelit ku po kalon pushimet.

Në një postim në Facebook, Yeşilçay “bekoi” krijuesit e syzeve.

“Syri më është ënjtur pasi një krijesë më ka pickuar brutalisht

. Zoti i bekoftë ata që kanë krijuar syzet e diellit

”, shkroi aktorja, e cila do të rikthehet në ekranin e Televizionit Klan me serialin “Kosem”./ tvklan.al