Sot është dita botërore e veshkave dhe ekspertët kanë një këshillë për të gjithë ne;

Pini sa më shumë ujë dhe hani sa më shëndetshëm për të ulur rrezikun e kësaj prekjes nga kjo sëmundje të dhimbshme.

Sipas një raporti në Britaninë e Madhe, numri i atyre që vuajnë nga gurët në veshka është dyfishuar gjatë 10 viteve të fundit.

Më të rrezikuarit janë meshkujt të moshës 40 deri në 70 vjeç. Gurët në veshka janë një shqetësim tepër i madh dhe shkakton dhimbje të tmerrshme, pasi ata duhet të kalojnë nëpërmjet urinës.

Arsyet kryesore për krijimin e tyre, sipas ekspertëve janë obeziteti, dehidratimi dhe konsumimi i proteinave të tepërta shtazore si mishi i kuq, vezët, ushqime deti.

Mjekët gjithashtu këshillojnë që të mbani një peshë të shëndetshme trupore, shmangni kripën, hani të paktën 5 porcione frutash dhe zarzavatesh në ditë, pini sa më shumë ujë.

guri

Këshilla si të mbani nën kontroll shëndetin e veshkave:

Lëngjet janë miku më i mirë, por uji në veçanti është zgjedhja më e shëndetshme kur vjen puna tek veshkat.

Pini ujë herë pas here. Sasi e ujit që rekomandohet varion nga një person në tjetrin. Megjithatë, një njeri duhet të pijë mesatarisht 2 deri në 2.5 litra në ditë.

Gurët në veshka ka më shumë gjasa të krijohen kur është kohë e nxehtë dhe e thatë dhe sasia e lëngjeve në trup është e pamjaftueshme.

Gjatë periudhës motit me të nxehtë ose kur bëni ushtrime fizike duhet të konsumoni më shumë ujë se zakonisht, për shkak se humbisni lëngje me anë djersitjes.

Kontrolloni herë pas herë ngjyrën e urinës. Nëse është me ngjyrë të errët, do të thotë se jeni dehidratuar.

Mbani gjithnjë me vete një shishe ujë. /tvklan.al