Çfarë ke qenë duke bërë ditën kur vdiq diktatori? Është pyetja që artisti Ilir Kaso i drejton çdokujt që viziton ekspozitën me të njëjtin titull në galerinë “Zeta”. Një javë pas hapjes, në këtë kurth mendor, kanë rënë jo pak njerëz. Secili prej tyre ka lënë një gjurmë, e cila jo domosdoshmërish i përgjigjet pyetjes, por është në funksion të kërkimit artistik të autorit, reflektimi mbi të shkuarën komuniste.

Përveç këtyre simboleve, vargjeve apo përkufizimeve, kryesisht të lëna nga të rinjtë, që Enver Hoxhën dhe regjimin që ai prodhoi më së shumti nuk e kanë përjetim personal, të rriturit kanë zgjedhur si formë rrëfimi bllokun e kujtimeve apo intervistat në kamera.

Kjo përballje me të kaluarën, nuk do të mbetet këtu. Ekspozita “Çfarë ke qenë duke bërë ditën kur vdiq diktatori” është vetëm fillimi i një procesi që Ilir Kaso do ta vazhdojë, për të dalë në një analizë se çfarë përfaqëson e shkuara në të tashmen tonë.

Tv Klan