Një pacienti i duheshin 27,000 paund për të rregulluar dhëmbët e tij pasi nuk shkoi tek dentisti për 10 vite.

Një rregull thotë se është mirë t’i kontrollojmë dhëmbët çdo gjashtë muaj. Por njerëzit me higjienë të papastër të gojës, ose për shkak të faktorëve gjenetikë duhet t’i kontrollojnë më shpesh.

“Edhe sikur dhëmbët të mos jenë të prishur, dentistët i kontrollojnë pacientët për kancer goje ose sëmundje të tjera, gjë që mund t’i shpëtojë jetën”,

thotë dr. James Goolnik, nga grupi BOW Lane Dental, në Londër, për këtë arsye ai këshillon që shkoni rregullisht te dentisti.

Por çfarë ndodh nëse nuk shkojmë tek dentisti rregullisht?

Gjashtë muaj

Në këtë pikë, shumë pacientë e kuptojnë se u ka filluar t’u zhvillohet kaviteti në dhëmbët e tyre. Këto gropa të cilat zmadhohen me kalimin e kohës shkaktohen nga prishja e dhëmbit. Duke u lënë të pakuruara, kaviteti shkakton humbjen e dhëmbit.

Një vit

Neglizhimi për një vit dhe mosndërhyrja e dentistit do të thotë se mishi i dhëmbëve tuaj ka gjasa të sëmuret duke nxjerrë gjak. Disa do përpiqen ta parandalojnë rrjedhjen e gjakut duke i ushtuar furçës më pak forcë, por kjo do e përkeqësojë akoma më shumë situatën.

Dy vite

Pasi kanë kaluar dy vite do të keni dhembje të forta dhembi e do t’ju duhen mjekime të shtrenjta për të parandaluar procesin. Në këtë fazë, kaviteti, i cili më parë do ishte i thjeshtë dhe i shpejtë për t’u mjekuar, mund t’i duhet një kanal rrënje. Kjo procedurë kërkon vizita të shumta dhe është shumë e dhimbshme.

Pesë vite

Pasi dhembi është lënë pas dore kaq shumë kohë, tashmë problemi është bërë serioz. Në këtë fazë, teknikat e mirëmbajtjes së dhëmbit janë neglizhuar për kaq shumë kohë, sa mbijetesa e tij është në rrezik.

Dhjetë vite

Tashmë e gjithë forma e gojës duhet të jetë problem, sepse dhëmbët keqësohen në qoftë se nuk kanë asnjë ndërhyrje. Pas një dekade mos frekuentuari dentistin, një pacienti iu deshën 18 muaj për të rregulluar dhëmbët, me një kosto prej 27,000 paundësh./tvklan.al