Një vit pas debatit për “fustanin” që përfshiu përdoruesit e internetit në të gjithë botën, tashmë një dilemë e ngjashme po shkakton të njëjtin reagim.

Shkurtin e shkuar pati argumente të forta mbi një fustan, nëse ngjyrat e tij ishin blu dhe e zezë, apo e bardhë dhe ar. Sot, interneti gjendet përballë të njëjtës dilemë, tashmë për këtë xhaketë Adidas.

Nina, e cila është një blogere e njohur në Tumblr, e nisi debatin këtë të enjte, kur postoi një foto të xhaketës në fjalë dhe i kërkoi ndjekësve të saj mendim.

“Nuk dua të shkaktoj një tjetër meme të fustanit blu/e zezë, e bardhë/ar, por një mikesha ime ka këtë xhaketë dhe më thotë se është e bardhë me blu, por unë shoh e zezë dhe kafe. Ju lutem më thoni çfarë ngjyrash shihni ju?”,

  shkruajti ajo.

Teksa disa ranë dakord me shoqen e saj, se xhaketa ishte e bardhë me blu, të tjerë thanë se ishte jeshile dhe ar, apo jeshile dhe kafe.

Dhe njësoj si fustani, edhe xhaketa pushtoi Twitterin në pak orë, me mijëra komentues që shihnin ngjyra të ndryshme.

Pati nga ata që përdorën edhe Photoshop – in.

bluza-fotoshop

Andrew Richard tha se, në bazë të provës që kishte bërë me programin në fjalë, xhaketa ishte jeshile e errët në blu dhe artë.

Të shumtë ishin ata që thanë se ishte e zezë dhe kafe, ndërsa të tjerë ngulmuan se ishte e bardhë me blu.

Më 26 Shkurt të 2015 – ës, Caitlin McNeil, një 21 – vjeçare nga Skocia nisi debatin e “fustanit” po në Tumblr, pasi vuri re se miqtë e saj shihnin ngjyra të ndryshme.

Fotoja u kthye në një sensacion në internet, duke bërë që edhe personazhe të fashmshëm si Kim Kardashian e shumë të tjerë, të përfshiheshin në debat në Twitter.

Në fund u zbulua se ngjyrat e fustanit ishin e zezë me blu.

fustaniiiii

 

Për të arritur në këtë përfundim u realizuan 3 studime shkencore, përfshirë një nga Universiteti i Bradford në Britani, që shpjeguan përse njerëzit shihnin ngjyra të ndryshme.

Shkencëtarët thanë se arsyeja lidhej me mekanizmin që truri përdor për të parë të një objekt me të njëjtën ngjyë, pavarësisht orës dhe llojit të dritës që bie mbi të.

Për shkak të tonaliteteve të ngjashme, truri i njeriut bazohet në eksperiencë duke anashkaluar ato tonalitete që përbëjnë në të vërtetë ngjyrën e objektit. /tvklan.al