cfare nuk pelqejne meshkujt

Meshkujt nuk janë asnjëherë të kënaqur kur femrat kërkojnë të fitojnë vemendjen e tyre vetëm me veshje seksi apo duke humbur kohën me orë të gjata përballë pasqyrës.

Ja 10 gjërat që meshkujve nuk i pëlqejnë tek femrat:

1- Makiazhi i rënduar:

Meshkujt preferojnë femrat që janë natyrale. Sa më natyral të jetë makiazhi juaj aq më shumë do i tërhiqni ata.

2- Seksi me orar

Shprehjet e përdorura nga femrat si “Do të pres zgjuar kur të kthehesh sonte” apo “Jam e jotja sapo të kthehem nga palestra” meshkujt nuk i preferojnë. Ata janë me spontanë e nuk kanë dëshirë të kryejnë marrëdhënie seksuale me orar.

3- Kur fikni dritat

Ka gjithmonë një arsye se përse meshkujt preferojnë të shohin football në HD. Ata nuk duan të humbin asnjë detaj. Kështu ndodh edhe gjatë aktit seksual. Ai do t’ju shohë, mos e fikni dritën. Do ta kënaqni më shumë.

4- Mos ja prekni kurrizin me thonjtë tuaj

Ajo që duket pasionante në filma mund të kthehet në një dhimbje të vërtetë. Meshkujt nuk e preferojnë kur ju e prekni atë me thonjtë tuaj në kurriz, kështu mos provoni skena të nxehta filmi kur nuk është e nevojshme.

5- Mos u shtirni gjatë aktit seksual

Meshkujt e dinë të vërtetën tek femrat dhe arrijnë ta kuptojnë se kur po kënaqeni vërtet dhe kur shtireni. Kjo e fundit nuk është aspak pozitive tek ata dhe është më mirë të mos aktroni.

6- Kur nuk vishni të brendshme

Duket tepër sensuale kur mendoni se në takimin tuaj të parë mos vishni të mbathura, por në shumicën e rasteve kjo nuk i tërheq meshkujt, sidomos në takimin e parë. Ju duhet të lini sa më shumë vend për imagjinatë.

7- Të deheni

Të pish është seksi, por jo të gjitha femrat kur pijnë duken seksi. Nëse ju nuk jeni të vetëdijshme pasi keni pirë disa gota dhe e përjetoni keq, më mirë mos e provoni alkoolin me partnerin. Mund të kthehet në makthin e tij.

8- Mos kërkoni vëmendje

Disa femra mendojnë se kur kërkojnë vëmendje nga partneri duken tërheqëse. Por asnjë mashkull nuk do të kujdeset për partneren sikur të ishte fëmija e tij, kështu që mundohuni të bëni diçka më seksi.

9- Të flisni me shumë sesa duhet

Me meshkujt teoria “Flisni pak dhe saktë” mban gjithmonë vendin e parë.

10- Seks në takimin e parë

Asgjë nuk i intrigon ata më shumë se sa të dinë se çfarë fshihet poshtë rrobave tuaja. Të kryeni marrëdhënie seksuale që në takimin e parë do i bëjë ata të mendojnë se ju preferoni “one night stand” dhe asgjë më shumë.

tvklan.al