49 vite pasi u vë në skenën britanike për herë të parë, “Çfarë pa krye-shërbëtorja” e Joe Orton, do të këtë premierën e saj edhe në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

Dhe në një skenë të tillë, ku eksperimenti përbën filozofinë e funksionimit të tij, ai do të kryhet nga tre regjisorë. I vjetri Kiço Londo dhe dy të rinjtë, Ina Morinaj dhe Ledian Gjeçi, janë treshja regjisoriale që do të eksplorojnë veprën që zhvillohet në disa plane njëherësh.

Makthi frojdian i çlirimit nga shtypja seksuale, do të përpiqen ti japin një shpjegim të logjikshëm Mehdi Malkaj, Genci Fuga, Gazmend Paja, Rozi Kostani, Laura Nezha dhe Ilia Kaçi.

Kush është krye-shërbëtorja dhe çfarë pa ajo, mbetet për tu zbuluar nga e shtuna në skenë eksperimentale të Teatrit Kujtim Spahivogli./ TV KLAN