Seriali që po thyen të gjitha rekordet në shikueshmëri, Ertugrul, nuk do të vijë para shikuesve turq me pjesën e re sot.

“Sabah” thotë se kompania e produksionit ka publikuar një njoftim zyrtar ditën e mërkurë, ku theksoi se “si pasojë e problemeve në terren që erdhën pas kushteve atmosferike stinore, u detyruam të ndërprisnim për një javë xhirimet e serialit.”

Kompania e produksionit tha se më datë 1 Mars në ekranin e TRT1 në Turqi, do të ritransmetohet seria e fundit e serialit, ndërsa më 8 Mars do të shfaqet seria e re.

Kompania që prodhon Ertugrulin kërkon mirëkuptimin e shikuesve për këtë vonesë.

Ndërkohë, seriali vijon transmetimin normalisht në ekranin e Televizionit Klan për teleshikuesit shqiptarë./tvklan.al