Rrjeti social më i populluar në të gjithë botën, kohët e fundit po “paralizon” gjithë përdoruesit.  Ditën e djeshme  Facebook, ka dalë jashtë funksionit pothuajse pjesën më të madhe ditës dhe mbrëmjes.

Me sa duket, ndryshimet e reja që po planifikon Mark Zuckerberg kanë filluar të shkaktojnë probleme.

Por, deri më tani nuk ka asnjë njoftim nga kompania për të shpjeguar arsyet pse Facebook, doli jashtë funksionit në mbarë botën.

Vetëm disa ditë më parë kompania njoftoi se së shpejti do të lejojnë futjen e reklamave gjatë kohës që përdoruesit janë dukë parë një video. Reklama do shfaqet menjëherë pas sekondës së 20 dhe kjo gjë pritet të shkaktojë dhe polemika të shumta./tvklan.al