Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në hapje të Mbledhjes së Qeverisë shprehu shqetësimin për ndalimin e kreut të AAK-së, Ramush Haradinajt nga autoritetet franceze mbi bazën e fletarrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia.

Mustafa tha se këto fletarreste janë politike, nuk kanë bazë ligjore dhe bëhen me qëllim që të provokohen tensione dhe konflikte.

Ai theksoi se institucionet e Kosovës po angazhohen në çdo formë për lirimin sa më të shpejtë të Haradinajt, ndërsa shtoi se do të punohet me bashkësinë ndërkombëtare që veprimet e tilla të ndërpriten.

Po ashtu, Mustafa tha se do të shqyrtohen masat e veprimin nëse Serbia vazhdon me këso aktesh ndaj luftëtarëve të lirisë së Kosovës./KlanKosova