Champions

Arsenal nuk ka marrë më shumë se një barazim pa gola në përballjen e parë me Besiktas e vlefshme për fazën play off të Champions League.

Të dy ekipet kanë patur raset shënimi, por pa mundur të festojnë golin.

Arsenal e ka mbyllur sfidën me 10 futbollistë, pasi Ramsey u ndëshkua me karton të kuq. Athletico Bilbao ka arritur një barazim  me tepër vlera në fushën e Napoli. 1 – 1 ka përfunduar takimi i zhvilluar në stadiumin “San Paolo”.

Fillimisht ka shënuar Muniain për miqtë, ndërsa Higuain ka shpëtuar ekipin vendas nga humbja. Bayer Leverkusen ka mundur Kobenhavn me rezultatin 3 – 2. Kjo ka qenë përballja me më shumë gola në takimet e mbrëmshme. Salzburg ka fituar 2 – 1 ndeshjen me Malmo.

Steaua Bucuresti ka mundur me rezultatin 1 – 0 Ludogrets Razgrad. Ndeshjet e kthimit do të luhen të mërkurën e ardhshme.

Tv Klan