14 gola në dy ndeshje të Champions League të zhvilluara mbrëmjen e djeshme. Manchester City fitoi me përmbysje 5 – 3 takimin e parë me Monaco.

Skuadra franceze e mbylli në avantazh pjesën parë, por nuk mundi të ruante avantazhin. Falcao shpërdoroi një 11-metërsh, që mund të kishte mbyllur gjithçka.

Revansh u arrit me ndihmën Kun Aguero, i cili shënoi 2 gola dhe një asist në këtë ndeshje emocionuese. Sfida e kthimit në avantazh të 2 golave ia bën më të lehtë skuadrës së Pep Guardiola.

Spektakël në suksesin 4 – 2 të Atletico Madrid në fushën e Bayer Leverkusen. Një sukses edhe pse i vuajtur, por që e afron më shumë ekipin spanjoll me fazën çerekfinale. Sot do të luhen edhe dy ndeshje të tjera Porto – Juventus dhe Sevilla – Leicester. Këto sfida mbyllin përballjet e para të fazës së 1/8./ T KLAN