Champions League përcaktoi 8 skuadrat e para që kaluan në fazën e 1/16-ve të kompeticionit. Manchester United, Paris Saint Germain, Roma dhe Barcelona u kualifikuan në turin tjetër si koka të grupeve të tyre. Kaluan me sukses këtë fazë edhe Basel, Juventus, Çelsi e Bajern që u renditën të dytët në grupe.

Nga lojtarët e Kombëtares është Taulant Xhaka që vijon aventurën në këtë turne me ekipin zviceran. Një dështim mund të quhet për Atletico Madrid aventura në grupin G. Barazimi 1 – 1 me Chelsea në Londër nuk i lejoi ekipit të Simeones të kalojë më tej.

Sipas mediave ekipi spanjoll finalist në 2014  dhe 2016 humbet 30 milionë euro, me mungesën e pjesëmarrjes në fazën tjetër. Në takimet e së martës bie në sy fitorja 3 – 1 e Bayern Munchen me Paris Saint Germain, por që nuk shërbeu për ta mbyllur në vendin e parë në grup.

Manchester United fitoi me përmbysje 2 – 1 me CSKA Moskva. Nuk zhgënjeu edhe Juventus që mundi 2 – 0 Olympiacos në Pire edhe pse la pushim disa titullarë.

/Tv Klan