Atletico Madrid arriti një fitore me vlerë me Bayern Munchen në gjysmëfinalen e parë të Champions League. Takimi i mbrëmshëm në stadiumin “Vicente Calderon” përfundoi me rezultatin 1 – 0.

Goli i shpejtë i realizuar nga Saul i dha mundësinë skuadrës spanjolle të tërhiqej në mbrojtje. Përpjekjet e lojtarëve bavarezë ishin të shumta veçanërisht në pjesën e dytë, por portierit Oblak u kthye në një barrikadë të pakalueshme.

Futbollistët e Atletico shfrytëzuan kundërsulmet dhe patën mundësinë të shënonin përsëri me Torres, por pa sukses.

Ndeshja e kthimit do të luhet të martën në Mynih. Gjysëmfinalja tjetër, Real Madrid – Manchester City do të zhvillohet një ditë më vonë. Sfida e parë u mbyll në barazim pa gola.

Endrit Sauku TV KLAN