Juventus hodhi një hap të rëndësishëm drejt çerekfinalve të Champions League. Fitorja 2 – 0 në fushën e Porto u përcaktua nga lojtarët e stolit.

Pjaca dhe Dani Alves hynë në fushë gjatë pjesës së dytë duke shënuar dy herë brenda 2 minutave. Skuadra vendase luajti pjesën dërrmuese të sfidës me 10 futbollistë pas përjashtimit të Alex Telles me dy të verdhë.

Për këtë takim ishte pezulluar nga klubi mbrojtësi Bonucci, për shkak të një debate me trajnerin Allegri në takimin me Palermo të premten e kaluar. Sevilla fitoi me rezultatin 2 – 1 sfidën e parë të fazës së 1/8 me Leicester.

Schmeichel shpëtoi në disa raste portën e tij duke shmangur gola të sigurtë, duke pritur edhe një penallti. Ky rezultat e mban të hapur çështjen e kualifikimit për takimin e kthimit./TV KLAN