Bajern-Mancester

Bayern ka fituar vetëm në minutat e fundit ndeshjen me Manchester City, takimi më i rëndësishëm i javës në Champions League.

Goli Jerome Boateng ka qenë vendimtar për suksesin 1 – 0 të ekipit gjerman që e pati të vështirë të kalonte portierin Joe Hart.

Këtë supersfidë e keni ndjekur direkt në Klan dhe Klan HD.

Pep Guardiola (Trajner i Bayern Munchen):

Luajtëm shumë mirë, por në 20 minutat e para kundërshtari mbizotëroi në fushë. Në minutat e fundit ishim ne më kërkues duke patur disa raste shënimi, por nuk është kurrë e lehtë ndaj Manchester City. Ne dhamë shpirtin në fushë dhe për këtë fituam.

Ruben Cousillas (Zv/trajner i Manchester City):

Jemi të zhgënjyer nga goli që pësuam në fund, pasi sot luajtëm mirë dhe ishite një ndeshje me shumë raste për gol ku tifozët u argëtuan. Turneu sapo ka nisur dhe kemi ende 5 ndeshje për të zhvilluar, kështu që kemi mundësi për ta mbyllur të parët në grup. Por më parë të mendojmë për kualifikimin dhe më pas për të qenë në krye.

Triumf në nisje edhe për Roma. Ekipi i Rudi Garcia ka mundur CSKA Moskva me rezultatin 5 – 1. Vendasit kanë shënuar 4 gola në 30 minutat e para.

Grupi E udhqëhiqet nga Roma. Barcelona ka mundur 1 – 0 APOEL Nicosia. Ekipi qipriot ka qenë një barrikadë tepër e vështiër për tu kaluar. Ajax ka barazuar 1 – 1 Paris Saint-Germain.

Grupi F kryesohet nga Barcelona. Dy barazime 1 – 1 në përballjet e Grupit G. Chelsea ka marrë vetëm 1 pikë me Schalke dhe fitorja e sezonit të kaluar është tepër larg. Maribor ia ka dalë të shmangë humbjen në kohën shtesë duke e mbyllur me rezultatin 1 – 1 takimin me Sporting Lisboa. Porto ka arritur fitoren më të thellë të javës së parë duke mundur 6 – 0 BATE Borisov.

Brahimi ka qenë protagonisti i sfidës duke realizuar 3 gola në debutimin e tij në Champions League. Pa gola ka përfunduar takimi mes Athletic Bilbao dhe Shakhtar Donetsk.

Mbrëmjen e së mërkurës ka nisur edhe sezoni i ri i Champions Klan i drejtuar nga Reis Çiço.

Tv Klan