Atletico-BarcelonaAtletico Madrid dhe Barcelona do të luajnë sot në mbrëmje për të vendosur se cili ekip do të shkojë në gjysmëfinalet e Champions League. Një ndeshje që do ta ndiqni direkt në Klan dhe Klan HD. Në fushë sot do të jenë edhe Bayern Munchen dhe Manchester United. Ndeshjet e para kanë përfunduar në barazim 1 – 1 dhe sfidat e kthimit priten të jenë të ndezura dhe plot emocione.

Atletico i Diego Simeone do të luajë përballë publikut të tij në stadiumin “Vicente Calderon” me shpersën për të arritur në gjysmëfinalen e aktivitetit më të rëndësishëm Europian për klube pas 40 vjetësh. Përballë është Barcelona kundërshtari i këtij sezoni në La Liga.

Diego Simeone (Trajner i Altetico Madrid): Rezultati i takimit të parë nuk do të thotë gjë për mua. Barcelona luan gjithmonë në sulm dhe kjo është ndeshja e duhur për këtë ekip, një takim që mund të shkojë edhe 120 minuta.

Gerardo Martino (Trajner i Barcelona): Nuk më pëlqen të bëj parashikime. Ne duhet të luajmë më mirë se Atletico për të fituar ndeshjen. Kemi mënyra të ndryshme loje.

Te Atletico Madrid shqetësimi më i madh është Diego Costa që është ende dyshim. Përballjet mes këtyre ekipeve në këtë sezon kanë përfunduar në barazim.

Bayern Munchen, ekipi kampion në fuqi i turneut, do të presë Manchester United. Vendasit kanë një avantazh të lehtë, por për Pep Guardiola asgjë nuk ka përfunduar.

Pep Guardiola (Trajner i Bayern Munchen): 1 – 1 është një rezultat i rrëzikshëm. Nuk kemi fituar në Mançester, por kemi besim që do të shkojmë më tej. Duhet të luajmë mirë në këtë përballje. Duam të fitojmë.

David Moyes (Trajner i Manchester United): Pres me padurim që të nisë ndeshja. Është një sfidë me mundësi të mëdha kualifikimi, do të bëmjë të pamundurën për të arritur finalen.

Të dy ndeshjet nisin në ora 20:45.

Endrit Sauku