Napoli i Elseid Hysajt arriti të shkojë përsëri në fazën e grupeve të Champions League. Skuadra italiane fitoi edhe takimin e kthimit me të njëjtin rezultat 2 – 0, por kësaj herë në fushën e Nice. Hysaj ishte në fushë dhe kishte detyrën të ndalonte Saint-Maximin, lojtarin më të rrezikshëm të vendasve.

Më tej shkoi edhe Olimpiakos i Bensik Hasit. Skuadra greke e drejtuar nga ish-kapiteni i Kombëtares mundi sërish Rijeka, kësaj here me rezultatin 1 – 0. Hasi edhe sezonin e kaluar arriti të kualifikojë Legia e Varshavës më fazën e grupeve ku nuk pati të njëjtin sukses.

Një tjetër shqiptar, Valon Ahmedi do të luajë në grupet e Champions këtë sezon. Ish-futbollisti i Kombëtares Shpresa është pjesë e Maribor që mundi 1 – 0 Hapoel Be’er Sheva. Sevilla kaloi më tej me vështirë pas barazimit 2 – 2 me Besiktas e Sokol Cikalleshit. Suksesi në takimin e parë kualifikoi skuadrën spanjolle.

Cikalleshi nuk ishte as në stol për këtë sfidë. Celtic është një tjetër ekip që do të jetë pjesë e grupeve të Champions League këtë sezon. Humbja 4 – 3 me Astana nuk ndikoi, pasi skocezët e kishin fituar takimin e parë me rezultatin 5 – 0.

Tv Klan