Më shumë se kualifikimi i Real Madrid në gjysmëfinalet e Champions League përballë Bajernit u komentuan vendimet e gjyqtarit Viktor Kassai. Bavarezët zhvilluan shumë minuta me 10 futbollistë, pasi Vidal mori kartonin e dytë të verdhë, ndërsa dy golat e Ronaldos që i dhanë kualifikimin Realit u kontestuan si pozicion jashtë loje.

Carlo Ancelotti (Trajner i Bayern Munchen): “Na penalizoi gjykimi, pasi kartoni i Vidal nuk ishte dhe 2 golat e Ronaldo u shënuan në pozicion jashtë loje. Mendoj se UEFA duhet të kishte përzgjedhur një gjyqtar më të mirë, ose të nisë përdorimi i sistemit video në ndihmë të gjykimit.”

Për trajnerin e Real Madrid, Zinedine Zidane këto janë gjëra që mund të ndodhin. Vendimet e Viktor Kassai u kritikuan edhe nga mediat që e quajtën skandal.

Katalanasja “Mundo Deportivo” përmend episodet që vendosën sfidën. Gazeta italiane “Corriere dello Sport” vë në dukje se u përjashua nga loja Vidal, por nuk u mor e njëjta masë për Casemiro.

“Bild” e hap me titullin: “I mallkuari Ronaldo”. Gazeta gjermane nuk harron të përmendë edhe gabimet në gjykim.

Real fitoi edhe takimin e dytë me Bayern. Ekipi spanjoll mundi atë gjerman me rezultatin 4 – 2  pas 120 minutave lojë. Koha e rregullt përfundoi me Bayern që kryesonte me rezultatin 2 – 1.

Në gjyëmfinale kaloi edhe Atletico Madrid pas barazimit 1 – 1 me Leicester. Ekipi spanjoll e kishte fituar takimin e parë çerekfinal me rezultatin 1 – 0.

Tv Klan