bayern vs CityEkipi kampion i Gjermanisë ndaj atij të Anglisë.

Bayern Munchen dhe Manchester City do të takohen edhe një herë tjetër në fazën e grupve Champions League.

Kjo është ndeshja e javës, të cilën do ta ndiqni direkt në Klan dhe Klan HD.

Herën e fundit Manchester City u largua si fitimtar nga Mynihu. Bayern i mungojë disa lojtarë mes tyre Schweinsteiger dhe Ribery.

Josep Guardiola (Trajner i Bayern Munchen):

“Është e rëndësishme ta nisim mbarë turneun. Ky është një grup i fortë, kështu që do të ishte mirë ta nisim me 3 pikë. Duhet të përqendrohemi në lojën tonë dhe të përpiqemi të fitojmë”.

Te Manchester City nuk do të jetë Zabaleta, i cili është i skualifikuar. Në dyshim është edhe Jovetic.

Ruben Cousillas (Zv/trajner i Manchester City):

“Jemi në një grup të vështirë, por mund të tregojmë atë që dimë të bëjmë. Kemi objektiva të rëndësishëm në këtë serzon dhe i kemi lojtarët që ta bëjmë diçka të tillë”.

Takimi tjetër i Grupit E është ai që do të luhet në stadiumin “Olimpico” mes Roma dhe CSKA Moskva. Sot do të luhen 8 ndeshje që mbyllin javën e parë të fazës së grupeve. Chelsea do të presë Schalke.

Ekipi londinez nuk ka asnjë humje përballë skuadrave gjermane. Ajax – Paris Saint Germain është një tjetër sfidë tërheqëse. Përballjet nisin të gjitha në ora 20:45.

Tv Klan