“Atomic Blonde” është filmi më i ri i yllit të kinematografisë hollivudiane, Charlize Theron.

Në rolin e saj të fundit, biondja shpërthyese vjen në një ndërthurje mes spiunazhit, egërsisë dhe sensualitetit.

Agjentja sekrete britanike Loren Brauton (Lorraine Broughton), e interpretuar nga Theron, dërgohet me mision në Berlin gjatë luftë së ftohtë për të hetuar vrasjen e një agjenti tjetër, por gjatë detyrës së saj zbulon një listë të fshehtë me agjentë të dyfishtë.

Në rolin e fundit të aktores 41-vjeçare nuk mungojnë as skenat e nxehta, këtë herë me një femër tjetër./TV KLAN