Kritereve për përfitimin e ndihmës ekonomike i është shtuar edhe check- up falas. Familjet që përfitojnë ndihmë ekonomike dhe që kanë anëtarë të moshës nga 35 deri në 70 vjeç nuk do të mund ta marrin atë në qoftë se nuk do të paraqesin vërtetimin e kryerjes së kontrollit mjekësor bazë.

Ky kriter është përcaktuar në një udhëzim të Ministres së Mirëqenies Sociale Olta Xhaçka, që  mban datën 8 maj 2017.

Në piken 19\1 udhëzimi përcakton se “ personat e grup-moshës 35-70 vjeç, të cilët janë anëtarë  të familjeve përfituese të skemës së ndihmës ekonomike duhet të kryejnë kontrollin , mjekësor bazë në një nga ditën e muajit të lindjes”

Në po në të njëjtin vendim thuhet se “ personi  i njoftuar duhet të kryerje kontrollin  mjekësor bazë dhe të dorëzoje pranë administratorit shoqëror vërtetimin e lëshuar nga  qendra shëndetësore që ka kryer kontrollin bazë”.

Ky është vendimi i dytë që merret nga qeveria për të shtuar numrin e personave që kryejnë kontrollin mjkesore, pas atij për zgjerimin e fashës së moshës nga 40-65 në 35-70.

Në fillim të vitit 2016 ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj sqaroi para komisionit parlamentar të shëndetësisë së check –up e  kishin kryer 240 mijë persona, ndërkohë që kompania koncesionare “Maketing & Distribution” kishte përfituar para për 100 mijë persona më shumë , pasi kështu ishte e përcaktuar në kontratën e koncesionit 10 vjeçar.

Televizori Klan u interesuan në lidhje më këtë udhëzim pranë pushtetit vendor ku edhe kryhen aplikimet për marrjen e ndihmës ekonomike.

Sipas disa burimeve, njësitë administrative janë venë në dijeni të këtij udhëzimi i cili pritet të mbërrijë zyrtarisht brenda kësaj jave, ndërsa zbatimi i tij do të nis në shtator.

Zyrtare të pushtetit vendor sqaruan se udhëzimi i ministres Xhacka e bën detyrues kryerjen e check-up.

Tv Klan