Chelsea është shkëputur me plot 12 pikë në vendin e parë të renditjes së Premier League pasi fitoi derbin me Arsenalin me rezultatin 3-1.

Marcos Alonso hapi serinë e golave duke realizuar fare pranë portës pasi goditja e Diego Costas u kthye nga traversa.

Blutë e Londrës dyfishuan kryesimin e tyre 7 minuta pas fillimit të pjesës së dytë, kur Eden Hazard ishte i papërmbajtshëm në zonë duke thyer të gjithë mbrojtjen e Arsenalit me një aksion individual.

Cesc Fabregas shënoi golin e tretë për Chelsea. Ndërsa goli për Arsenal u realizua nga Olivier Giroud një minutë pas përfundimit të kohës së rregullt./ Tv Klan