Chelsea vazhdon kryesimin e Premier League. Ekipin i Antonio Conte fitoi supersfidën me Manchester City. Në “Stamford Bridge”, përballja u mbyll 2-1 për vendasit. Cdo gjë u vendos në pjesën e parë. Eden Hazard shënoi shumë shpejt në minutën e 10.

Skuadra e Guardiolës megjithatë arriti të vendosë përkohësisht barazinë e shifrave me Sergio Aguero në të 26. Zgjati vetëm 10 minuta pasi sërish Hazard, gjatë ekzekutimit të 11-metërshit goditi për herë të dytë për të thyer portierin Caballero i cili e priti të parën.

Edhe në Spanjë Real Madrid vazhdon kryesimin e la Liga. Ekipi i Zidane fitoi 4-2 në fushën e Leganés. Për 8 minuta, nga e 15-a dhe në të 23-ën real Shënoi tre herë në portën e vendasve me Rodrigues dhe dy gola nga Morata. Vendasit u përpoqën të ulnin lojën e Real me dy golat e realizuar por në fillimin e pjesës së dytë, Morata shënoi golin e tretë personal dhe të katërtin për Real.

Barcelona vazhdon të ndjekë në vendin e dytë pas fitores së pastër 3-0 me Sevilla. Luis Suarez dhe dy herë Messi, mbajnë Barcelonën në ritmin e madrilenëve me dy pikë më pak.

Tv Klan